IPKO Superliga

Drita merr nga Gjilani edhe Filonit Shaqirin

Drita  Gjilanit vazhdon ta përforcojë me të tjerë elementë cilësorë skuadrën në prag të sezonit të ri. Kampionët në fuqi të Kosovës kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Filonit Shaqirin, që është lojtari i tretë që vjen nga radhët e rivalit nga i njëjti qytet.

“Filoniti është shprehur shumë i kënaqur që tani është pjesë e kampionit, dhe është i gatshëm që ta ndihmojë ekipin për sezonin e ri! Mirë se vjen Fila”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Shaqiri më parë ka qenë pjesë e Llapit, ndërsa si futbollist është formuar te Prishtina. Drita nga Gjilani më parë e kishte siguruar edhe shërbimet e Betim Haxhimusës dhe Zgjim Mustafës.

Shaqiri, nëse do të integrohet shpejt me skuadrën e re, mund të debutojë në fundjavë ndaj Prishtinë në Superkupën e Kosovës.

To Top