Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Drita merr tri pikët në transfertën e Llapit, Malisheva-Dukagjini dhurojnë spektakël golash

Drita vazhdon me ecurinë pozitive, ndërsa këtë të dielë fitoi në transfertë në një sfidë shumë të luftuar ndaj Llapit.

Takimi i vlefshëm për javën e dhjetë të Superligës së Kosovës u mbyll me rezultatin 0-1.

Lexoni edhe:

Pavarësisht tentativave nga të dyja anët, pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me porta të paprekura.

Goli i vetëm i ndeshjes Llapi-Drita u realizua në minutën e 81’, me Ajzeraj që u dha tri pikët miqve.

Pas kësaj ndeshje Llapi renditet në vend të tretë me 19 pikë, teksa Drita në vend të dytë me 21 pikë.

Ndeshja tjetër e luajtur këtë të dielë, Malisheva-Dukagjini solli spektakël golash, ndërsa u mbyll më rezultatin 3-4.

Ishin vendasit ata që zhbllokuan sfidën, me Aliu që shënoi në minutën e 11’, ndërsa  Nyavedji shënoi golin e dytë për Malishevën në minutën e 40’, duke bërë që fraksioni hapës të mbyllej me rezultatin 2-0.

Ndryshe nga pjesa e parë, fraksioni i dytë foli për Dukagjinin, me Zylfiji që rihapi sfidën në minutën e 47’, ndërsa Junior barazoi në minutën e 54’.

Miqtë vazhduan me sulmet dhe në minutën e 71’ Santos përmbysi rezultatin, teksa Mërlaku shënoi golin e katërt për Dukagjinin në minutën e 76’.

Malisheva u përpoq që të reagonte dhe shënoi golin e tretë me Hazrollaj në minutën e 90+3’, megjithatë në fund sfida u mbyll me rezultatin 3-4.

Pas javës së dhjetë të Superligëss ë Kosovës, Malisheva renditet në vend të pestë me 12 pikë, teksa Dukagjini renditet në vend të gjashtë po me 12 pikë.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...