Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita “ndriçon” në shtesë, Ferizaj fiton me Ballkanin dhe parakalon Lirinë

U Luajtën këtë të premte tri ndeshjet e para të javës së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës, ku u shënuan 2 fitore të ekipeve pritëse dhe një barazim.

Drita e Gjilanit arriti të triumfonte “in extremis” në fushën e saj ndaj Drenicës me rezultatin 2-0, ku të dy golat u shënuan në limitet e kohës së rregullt dhe shtesës.

Nwabueze realizoi në të 90-ën, atëherë kur skuadra nga Skënderaj u duk se do t’ia dilte mbanë për ta ruajtur të paprekur rrjetën, ndërsa në minutën katërt shtesë, Xhevdet Shabani shënoi edhe të dytin për “Intelektualët”, atë që vulosi rezultatin përfundimtar 2-0.

Fitore shumë e rëndësishme e Ferizajt nga Ballkanit, me gol të Shalës, 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Skuadra nga Suhareka ndali serinë fitoreve radhazi e duhet të vazhdojë të mendojë për mbijetesën.

Pikë e rëndësishme e Gjilanit në fushën e Lirisë së Prizrenit, që edhe pse kaloi e para ne epërsi, me gol të Memajt në minutën e 29-të, nuk arriti të administronte si duhet lojën, duke u ndëshkuar nga Razak në minutën e 75-të. Përfundimisht 1-1 në Prizren, me Lirinë që parakalohet nga Ferizaj në renditje.

Sot

Drita – Drenica 2-0

Ferizaj – KF Ballkani 1-0

Liria – Gjilani 1-1

E shtunë, ora 13:30

Kek-U – KF Feronikeli

KF Llapi – Prishtina

Flamurtari – Trepca 89 (Ora 17:00)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...