IPKO Superliga

Drita në superformë, Prishtina “poshtëron” Gjilanin, fiton Feronikeli i Duros!

3 fitore identike me shifrat 3-0 për Dritën, Prishtinën dhe Feronikelin në tre ndeshjet e para të javës së 17-të të IPKO Superligës së Kosovës. Kampionët në fuqi të Dritës u shkëputën përkohësisht në +4 ndaj Ballkanit të vendit të dytë falë suksesit 0-3 në fushën e Drenicës.  Në Skënderaj Drenica e Devollit pësoi humbjen e 5-të rresht dhe tashmë rrezikon rënien nga kategoria. Almir Ajzeraj zhbllokoi shifrat në shtesën e pjesës së parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë për gjilanasit realizuan edhe Gerbeshi e Haxhimusa në fund për një fitore të thjeshtë. Vijon kriza e rezultateve për Gjilanin që pa Gentian Mezanin në stol është shpërfytyruar si skuadër.

“Skifterat” u mposht 0-3 brenda në Gjilan nga Prishtina që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 28-të pikëve, ndërkohë që Gjilani pësoi humbjen e 4-t radhazi. Autgoli i Kastratit dhe goli i Kryeziut në minutat e fundit të pjesës së parë i dhanë avantazhin e dyfishtë skuadrës kryeqytetase, ndërkohë që suksesin e Prishtinën e vulosi Sabien Lilaj me penallti në minutën e 86-të. Besa e Pejës mund të konsiderohet edhe si skuadra e parë që e ka prerë pothuajse biletën për në ligën e parë, pikërisht andej nga ka ardhur, pasi pësoi humbjen e 6-të rresht, dhe ka vetëm 6 pikë. U rikthye te suksesi ndërkohë Feronikeli i Klodian Duros që në Drenas triumfoi 3-0 me golat e Maliqit, Malajt dhe Simonovskit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency