Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Drita ngec ndaj Ferizajt, Malisheva bind përballë Drenicës

Këtë të shtunë ka nisur raundi i 22-të i Superligës së Kosovës me Dritën që ngec në transfertën e Ferizaj.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin 2-1, me vendasit që ndonëse ishin me 10 lojtarë, fituan me përmbysje.

Selmani zhbllokoi sfidën për Dritën  në minutën e 54’, megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 3 minuta, pasi në minutën e 57’ Hyseni barazoi për Ferizaj. Sfida vazhdoi me këtë rezultat deri në minutën e 85’ kur Haxhimusa përmbysi takimin. Në minutën e 90’ vendasit mbetën me një lojtar më pak pasi Shabani mori karton të kuq.

Pas këtij takimi Drita vijon të qëndrojë në vend të dytë me 44 pikë, teksa Ferizaj ngjitet në vend të nëntë me 21 pikë.

Lexo edhe:

Malisheva bind ndaj Drenicës, të cilën e mundi me rezultatin 3-1. Vendasit morën avantazhin që në minutën e 12’ me Sobowale. Miqtë tentuan të reagonin dhe barazuan me Abazin në minutën e 35’.

Megjithatë Malisheva morë sërish avantazhin në minutën e 39’ për ta mbyllur në epërsi fraksionin e parë.

Në minutën e 60’ Maliqi do të vuloste rezultatin e kësaj sfide, duke shënuar golin e tretë për vendasit.

Pas këtij takimi Malisheva ngjitet në vend të shtatë me 24 pikë, teksa Drenica qëndron në vend të dhjetë me 20 pikë.

 

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...