Drita nis arratinë në krye të renditjes, pasi ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Drenicës dhe është ngjitur në kuotën e 21 pikëve, 6 më shumë se Ballkani i vendit të dytë, ndonëse këta të fundit kanë luajtur tri ndeshje më pak.
Blend Baftiu kaloi në avantazh gjilanasit në minutën e pestë, ndërsa miqtë rikthyen baraspeshën në fundin e pjesës së parë, pas golit të shënuar nga Koxy.
Megjithatë në fund ishte Tahiri, i cili në të 87’ën gjeti golin me vlerë 3-pikëshe për Dritën, e cila pas 9 javëve ka grumbulluar 21 pikë, falë 6 fitoreve dhe 3 barazimeve.
Në sfidat e tjera, Dukagjini mposhti Ferizajn me rezultatin e thellë 4-1, ndërsa Llapi e Malisheva ndanë nga një pikë falë barazimit 1-1 në Podujevë.
