Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita për fitoren e radhës ndaj Flamurtarit, Liria-Ferizaj sfidë mbijetese

Nuk ka pushim në Ipko Superligën e Kosovës. Mesjava është rezervuar për ndeshjet e javës së 13-të, në të cilën do të luhen disa ndeshje shumë interesante. Sot, në orën 13:30 do të zhvillohen 2 takimet e parë, Flamurtari-Drita dhe Liria-Ferizaj.

Kampionët në fuqi të Kosovës udhëtojnë me moralin e lartë për ndeshjen me Flamurtarin, që gjithashtu e ka kthyen situatën në favor pas fitores së fundit 1-3 në fushën e Ferizajt. Kuqezinjtë që drejtohen nga Arsim Thaqi kërkojnë të ruajnë vazhdimësinë e rezultateve, edhe pse kjo do të jetë shumë e vështirë ndaj gjilanasve. Me emërimin e Shpëtim Duros trajner, Drita është kthyer në shinat e duhura, duke marrë 4 fitore radhazi, që e kanë bashkuar me grupin e skuadrave kryesuese. Gjithsesi, diferenca me Feronikelin e vendit të parë mbetet ende e lartë, 7 pikë. Sulmi i Dritës ka qenë shumë efikas në katër ndeshjet e fundit, me një mesatare 3 gola për ndeshje, ndërsa Flamurtari gjithmonë ka pësuar gol në 4 takimet e fundit shtëpiake (8 në toal).

Liria–Ferizaj është derbi i skuadrave të rrezikuara, që luhet në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren. Të dyja këto skuadra nuk po kalojnë moment të mirë dhe gjenden në pjesën e poshtme të tabelës. Liria, që në këtë ndeshje vjen pas humbjes nga Ballkani, është e parafundit me vetëm 9 pikë dhe kundër Ferizajt fitorja, në njëfarë mënyre, është obligim. Ferizaj gjithashtu humbi në javën e fundit kur në shtëpi u mposht nga Flamurtari dhe pas 12 javëve të para ka tubuar vetëm 10 pikë. Skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani ka një ndeshje të mbetur kundër KEK-ut, megjithatë përballja me Lirinë do të jetë e një rëndësie të veçantë, pasi që luan kundër një rivali direkt për mbijetesë.

Ferizaj e kishte mposhtur Lirinë në javën e dytë më 25 gusht dhe do të bëjë të pamundurën që edhe nga Prizreni të dalë e pamposhtur.

Kjo është përballja mes dy mbrojtjeve ndër më të dobëtat në Ligë, derisa Ferizaj problemin më të madh e ka në realizimin e golave. Ata kanë shënuar vetëm shtatë gola në 12 ndeshje dhe janë absolutisht sulmi më i dobët në elitën e futbollit kosovar.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...