Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Drita përjashtohet nga gara për Hasanin, një kandidate më pak për Partizanin!

Pas tërheqjes së Tiranës, por sëfundmi të Dritës, Partizani është shndërruar papritur në skuadrën më të kuotuar për të firmosur me Ferhan Hasanin në këtë merkato dimri. Në ditët ishte folur për një kalim të mundshëm të Bubas te kampionët e Kosovës por ka qenë vetë klubi i Dritës nëpërmjet nëpërmjet drejtorit të klubit Valon Zymberi që ka bërë me dije se është e pamundur që Hasani të transferohet te Drita në këtë merkato. Po për arsye ekonomike pak ditë më parë u tërhoq nga gara për të firmosur me 30-vjeçarin edhe Tirana duke bërë gjithçka publike nëpërmjet deklaratave të presidentit Refik Halili.

“Ferhan Hasani? Transferimi i tij te Drita është thuajse i pamundur të ndodhë. Tjetër është dëshira, e tjetër mundësia. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe natyrisht se do të ishte nder për Dritën sikur ta transferonte, por është e pamundur. Si një lojtar i madh ai ka shumë mundësi tjera më të mëdha, nga shtetet tjera të zhvilluara, nga klubet e huaja që janë në tjetër nivel financiar”, u shpreh Zymberi për gazetën “Express”.

Për Ferhan Hasanin ka patur oferta edhe nga Shkëndija që kërkon ta rikthejë në Tetovë, por edhe nga India e largët, mbetet për t’u parë se çfarë do të zgjedhë futbollisti.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...