Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita pret “surprizën” e sezonit, Prishtina “e dënuar” të fitojë në Ferizaj

Pasditen e sotme do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 10 të IPKO Superligës në Kosovë, ku vëmendja do të jetë në Gjilan, me Dritën që do të presë surprizën e këtij sezoni, Ballkanin.

Vendasit vijnë pas një gjysmë hapi fals në transfertën ndaj Drenicës, ku nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, ndërsa sot do të tentojnë rikthimin te fitorja, për t’iu bashkuar në krye të renditjes skuadrës tjetër të qytetit, Gjilanit.

Nga ana tjetër Ballkani vjen pas 4 fitoresh radhazi, e fundit ndaj Prishtinës dhe i ka befasuar të gjithë në këto javë të para, duke grumbulluar 20 pikë, teksa një sukses sot në Gjilan, do ta ngjiste të vetme në krye, me 23 pikë.

Takimi tjetër që do të luhet pasditen e sotme, do të jetë ai mes Ferizajt dhe Prishtinës, me vendasit që luftojnë për mbijetesë dhe do të ishin të kënaqur po të mund të shkëpusnin qoftë edhe një pikë nga përballja me kryeqytetasit.

Megjithatë këta të fundit, pas 3 fitoreve radhazi nën drejtimin e Armend Dallkut, regjistruan dy rezultate negative si humbja ndaj Ballkanit dhe barazimi ndaj Drenicës, duke mbetur disi mbrapa nga kreu, dhe fitorja në Ferizaj është shndërruar në detyrim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...