IPKO Superliga

Drita thirrje autoriteteve: Ndërhyni, klubet e tjera po stërviten fshehurazi

Në Kosovë është autorizuar stërvitja individuale dhe në grupe të vogla e futbollistëve, por një pjesë e mirë e klubeve po i shpërfillin udhëzimet shtetërore, duke nisur edhe stërvitjen në grup, madje edhe ndeshjet brenda familjes.

Raportimet vijojnë nga media të ndryshme kosovare, ndërsa sot ka reaguar edhe klubi i Dritës së Gjilanit, që u ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore dhe FFK-së, të ndërhyjnë dhe të ndalin shkeljen e rregullave.

Në një komunikatë zyrtare në rrjetet sociale, drejtuesit e klubit gjilanas kanë theksuar se po vijojnë të respektojnë udhëzimet, por fakti që klubet e tjera po shkelin rregullat, mund t’i favorizojë ndjeshëm ato në fazën finale të kampionatit.

Deklarata e klubit të Dritës së Gjilanit:
Klubi jonë FC DRITA me kujdesë i ka përcjell zhvillimet e ditës së sotme ku portalet vendore kanë raportuar që disa klube kanë vazhduar që mos ti përfillen udhëzimeve të shtetit dhe të vazhdojnë me stërvitje kolektive.

Ditë më parë zyrtarët e klubit tonë kanë reaguar në profilet e tyre në fb që disa klube pa të drejt po mundohen të përfitojnë nga kjo situatë, por që reagimi nga organet kompetente ishte i zbehët.

Edhe njëher, i ftojmë organet e shtetit dhe FFK-në që të marrin masa dhe askujt mos ti bëhen favore në këtë kohë kur të gjithë jemi në luftë kundër një armiku të përbashkët.

Ne si klub po vazhdojm që ti rrespektojmë vendimet shtetërore, të qëndrojmë në shtëpi dhe po vazhdojmë me stërvitje individuale dhe në grupe nga 2-3 persona.

Nje pauzë kaq e gjatë për më shumë se dy muaj, normalisht që do të na vështirsojë shumë punët për tu rikthyer tek gjendjes optimale e lojtarëve por FFK duhet të jetë e vetëdijshme që kjo minifazë përgaditore për ta ruajtur shëndetin e lojtarëve nga lëndimet e rënda fizike që mund ti kenë, duhet të jetë së paku tri ose katër javë në mënyrë që secili klub të jetë i gatshëm për rifillimin e kampionatit.

Ne si klub e ritheksojmë edhe njëher qëndrimin tonë që shëndeti i lojtarëve është shumë më i rëndësishëm se investimet tona milionëshe, andaj qdo vendim për një rifillim të kampionatit pa një përgaditje të mirfillt dhe profesionale do të ishtë rrezik i dyfishtë për djelmoshat tanë, rrezikim nga coronavirusi dhe rrezikim nga lëndimet fizike që mund të vijnë!

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency