Superliga e Kosovës

Drita triumfon derbin “e heshtur” ndaj Gjilanit, Prishtina kalon pa probleme Malishevën

Drita ia ka dalë të triumfojë me rezultatin e thellë 4-1 në derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit. Sfida e vlefshme për javën e 7 të Superligës së Kosovës luhej me dyer të mbyllura.

Sfida ishte shumë e luftuar deri në minutën e 37’, kur Blend Baftiu dërgoi topin në rrjetë dhe u dha avantazhin “intelektualëve”, ndërsa më pas deri ën fund të pjesës së parë Simonovski shënoi edhe dy herë të tjera, duke çuar shifrat në 3-0.

Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe në të 69-ën ishte sërish Simonovski që shënoi golin e katërt për Dritën dhe të tretin personal, duke marrë në shtëpi topin e derbit, ndërsa për Gjilanin shënoi golin e nderit Zabërgja.

Me këtë fitore Drita u ngjit në krye të renditjes me 14 pikë, po aq sa ka edhe Gjilani i drejtuar nga Zekerija Ramadani, që ka luajtur nëj ndeshje më shumë.

Në sfidën tjetër të zhvilluar pasditen e sotme, Prihtina triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Malishevës, duke u rikthyer te fitorja e munguar prej dy javësh dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë me 11 pikë.

Bardheblutë e kryeqytetit zhbllokuan sfidën që në minutën e parë me anë të Mendurim Hotit, ndërsa më pas shënuan me Ukën, Endri Krasniqin e Gashin, të gjithë në pjesën e parë. Shillvoa e Hajdari shënuan nga një gol për çdo pjesë, për Malishevën, por nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e dytë sezonale.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency