Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Drita triumfon me “manita”, tjetër humbje për Prishtinën

Drita reagoi pas humbjes në Mitrovicë. “Intelektualët” nuk u përmbajtën përballë Dukagjinit, rival të cilin e mposhtën 5-1. Ardit Tahiri u dhuroi vendasve avantazhin në pjesën e parë.

Ergyn Ahmeti ekzekutoi saktë një penallti pas një ore lojë, duke barazuar përkohësisht rezultatin. Drita nuk u përmbajt dhe realizoi katër gola të tjerë në minutat e mbetura (Basriu (aut), Krasniqi, Selmani, Ajzeraj).

Fitorja e sotme ngjiti Dritën në kuotën e 41 pikëve, po aq sa numërojnë kampionët e Ballkanit, të cilët luajnë të dielën kundër Drenicës.

Vijon momenti i mirë për Llapin. Skuadra nga Podujeva triumfoi 2-1 ndaj Trepça ’89. Golat e fitores u realizuan në pjesën e dytë nga Festim Alidemaj dhe braziliani Firmino (penallti).

Lexo edhe

Ardian Muja barazoi përkohësisht për skuadrën nga Mitrovica. Prishtina vazhdon të vuajë. Bardhekaltrit regjistruan humbjen e dytë radhazi për vitin 2023.

Ferizaj fitoi 1-0 përballë Prishtinës falë golit të kroatit Mateo Panadic në fundin e pjesës së parë. Fitore e artë kjo për Ferizajn, që gjithsesi vijon të renditet në vendin e fundit në kampionatin dardan.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...