Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Drita zhyt më thellë në krizë Prishtinën, triumfon edhe Gjilani

Në Superligën e Kosovës u luajtën tri ndeshjet e para të xhiros së 21-të, ku spikati takimi i zhvilluar në kryeqytet Prishtina -Drita,   e fituar nga “Intelektualët” 1-2 me përmbysje.

Prishtina është zhytur më shumë në krizë, pasi për të ishte humbja e tretë radhazi në kampionat.

Të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të Jalen Blesa (34’), por kundërpërgjigjja e Dritës erdhi shumë shpejt me Besnik Krasniqi, që u tregua i saktë nga pika e bardhë para se të përfundonte pjesa e parë.

Fraksioni i dytë nisi më mirë për miqtë, që shënuan shumë shpejt të dytin me Baftiun, për ta mbrojtur më pas me fanatizëm rezultatin.

Pas kësaj fitore, Drita ndan pozitën e parë me Ballkanin me nga 44 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e katërta me 27 pikë.

Me të njëjtin rezultat 1-2 fitoi edhe Gjilani në fushën e Drenicës.

Kelmendi e zhbllokoi takimin që në minutën e dytë, duke i befasuar vendësit, por baraspesha në rezultat u kthye në sekondat e fundit të shtesës së pjesës së parë nga Dervishaj.

Goli i fitores për Gjilanin i shënua nga Zabërgja gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Takimi tjetër kësaj të mërkurë mes Malishevës dhe Ferizajt u mbyll pa fitues, 1-1. Të dy golat u shënuan në fundin e pjesës së parë e mbajnë firmën e Mustafës dhe Halilit.

 

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...