Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dritan Dervishi emërohet “trajner i parë” i Veronës në Serinë A

Një shqiptar trajner i Veronës në Serinë A. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Dritan Dervishi, ish-drejtor sportiv i Partizanit, një bashkëpunëtor i hershëm i klubit italian, do të jetë zyrtarisht trajner i skuadrës së parë të Veronës, edhe pse punën në terren do ta bëjë Salvatore Bocchetti.

Arsyeja është e thjeshtë: Bocchetti nuk është pajisur me licencën UEFA Pro dhe nuk mund ta ndjekë kursin në Coverciano para qershorit të ardhshëm (2023), kështu që me letra këtë pozicion do ta mbajë Dritan Dervishi, që i cili ka ndjekur kursin për licencën UEFA Pro në Federatën Shqiptare të Futbollit, që njihet në të gjithë botën.

Ndërkohë Verona ka njoftuar se Salvatore Bocchetti ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027 dhe në krah, të paktën deri në fund të sezonit, do të ketë Dervishin, i pajisur me licencën UEFA Pro.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...