Dinamo nuk ka humbur kohë, por e ka emëruar që këtë të hënë trajnerin e ri pas largimit të Nevid Dedes. Drejtimin e bluve të kryeqytetit e merr Dritan Mehmeti, një njohje e vjetër e 18 herë kampionëve të Shqipërisë.
Dritan Mehmeti e ka pasur timonin e Dinamos edhe më vitet 2013-2015 po në Kategorinë e Parë. Pjesë e stafit teknik të Dinamos do të jetë edhe Luan Pinari, gjithashtu një ish-lojtar i Dinamos.
Lexo edhe:
- Goditi frigoriferin e pijeve, Raphina dëmtohet në gju
- Flamurtari bën “poker” ndaj Besës së Kavajës dhe fiton me një lojtar më pak
- Protagonist në fitoren e Almeria ndaj Barçës, Rodrygo Ely: Na duhej një fitore e tillë!
- Fundjava e legjionarëve/ Asnjë gol e asist, Gjasula rikthimi i madh nga kuqezinjtë
Njoftimi i Dinamos
“FK Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e 43-vjeçarit në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë.
Mehmeti ka qenë edhe më herët pjesë e Dinamos si lojtar dhe trajner, duke drejtuar në fillimet e tij edhe skuadrat tona të moshave.
Me emërimin e trajnerit Mehmeti, presidenti Adrian Bardhi plotëson edhe një dëshirë të tifozërisë dinamovite për të pasur në drejtim të skuadrës dikë që e njeh mirë ambientin dhe vlerat e klubit.
Në këtë rrugëtim me qëllim rikthimin mes më të mirëve, pjesë e stafit do jetë një tjetër ish-lojtar dhe kapiten i yni, Luan Pinari.”
