Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“Dritë në fund të tunelit” për Mercedes, dy pilotët britanikë mes Leclerc dhe Verstappen

Formula 1 këtë fundjavë është zhvendosur në Spanjë ndërsa në ditën e sotme janë zhvilluar dy sesionet e provave të lira. Surpriza pas dy sesioneve të para ka qenë rikthimi në vendet e para të Mercedes, teksa skuderia gjermane ka vuajtur një formë të dobët në këtë fillim të sezonit. Gjithsesi,  dy pilotët e saj George Rusell dhe Leëis Hamilton e mbyllën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë duke shfaqur përmirësime nga e kaluara.

Sakaq, konfirmohet forma e Ferrarit me Charles Leclerc i cili ishte tejet i shpejtë dhe e mbylli ditën si i parë në pistën e Katalunjës. Vetëm vendi i pestë për Max Verstappen me Red Bull me holandezin që nuk ishte përshtatur ende me pistën ndërkohë që Carlos Sainz, piloti tjetër i Ferrarit regjistroi kohën e katërt më të mirë.

Një paraqitje e mirë edhe për Fernando Alonso me kohën e gjashtë më të mirë ndërsa Sergio Perez e mbylli i shtati. Kujtojmë se provat zyrtare do të jenë ditën e nesërme, ndërsa gara zhvillohet të dielën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...