Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Dritës i mjafton gjysmë ore lojë, mposht thellë Drenicën e ngjitet në krye

Drita e Gjilanit përmbushi pritshmëritë në ndeshjen hapëse të javës së 20-të të IPKO Superligës së Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu fitoi 4-1 ndaj Drenicës, duke marrë kreun e klasifikimin (me pikë të barabarta me Ballkanin. Nëse Prishtina do të fitojë në ndeshjen direkte me skuadrën nga Suhareka, atëherë në përfundim të ndeshjeve të kësaj xhiroreje do të bashkëkryesojnë tri skuadra me nga 40 pikë.
Sa i përket takimit të sotëm, vendësit kaluan në epërsi vetëm pas 8 minutave lojë me Kastriot Rexhën, që u shërbye nga Xhevdet Shabani.
Në minutën e 21-të, Drita gjeti edhe golin e dytë, përsëri me Kastriot Rexhën, që kësaj radhe u asistua nga Erjon Vucaj.
Të tretin dhe të sigurisë bardhekaltrit e shënuan në minutën e 30-të me Betim Haxhimusën.
Gjatë pjesës së dytë Drita nuk shpenzoi edhe shumë energji, duke u fokusuar në mbrojtje. Drenica arriti ta shënonte golin e nderit në minutën e 61-të me Alban Alban Shillovën, por që nuk vlejti për asgjë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...