Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Droni në Beograd, “Triumph” debuton në Poloni

Nata dramatike Tetorit të vitit 2014 në Beograd përjetësohet edhe në një film kushtuar momenteve që ndryshuan rrjedhen e historisë së futbollit shqiptar por edhe të marrëdhënieve mes dy popujve. Regjisorët Kreshnik Jonuzi dhe Luftar Von Rama kanë përfunduar punën për filin e titulluar “Triumph”, premiera e të cilit do të shfaqet në Festivalin e Filmit të Varshavës që do të zhvillohet në datat 19, 20 dhe 21 Tetor ku bota do të njihet me një pjesë të madhe të të vërtetave të asaj nate që mund të kishte përfunduar në një tragjedi.

Në këtë film në formatin e një dokumentari, pasqyrohen detajet e momenteve dramatike në stadiumin e Partizanit të Beogradit ku Shqipëria dhe Serbia u ndeshën për sfidën eliminatore të Euro 2016, por situata doli jashtë kontrollit pas shfaqjes së dronit me simbolet kombëtare shqiptare mbi kokat e tifozëve të zemëruar serbë. Jonuzi shprehet se titulli “Triumph” pasqyron ndjesinë e shqiptarëve pas asaj nate të mbushur me ngjarje kontroverse. Filmi dokumentar është 88 minuta i gjatë dhe përfshin intervista e momente të veçanta si atmosfera përreth ekipit kuqezi. Ky film ka pasur një buxhet të ulët dhe për realizimin e tij kanë kontribuar komunitetet shqiptare në SHBA.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...