Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Dua Milanin”/ Kuqezinjtë sigurojnë “po”-në e mesfushorit holandez, detajet

Milani e ka mbyllur me Ruben Loftus-Cheek. Marrëveshja me mesfushorin anglez dhe Chelsea është arritur. Dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i 27-vjeçarit si “djall”.

Drejtuesit e kuqezinjve po tentojnë edhe akordin me një lojtar tjetër të “Bluve të Londrës”: Christian Pulisic.

Ndërkohë, klubi italian ka bindur Tijjani Reijnders për të ardhur në Milanello t’u bërë pjesë e skuadrës së Stefano Piolit.

Lexo edhe:

24-vjeçari holandez luan si qendërmesfushor dhe mesfushor i avancuar. Dhe është pjesë e AZ Alkmaar në Eredivisie.

Reijnders zotëron një teknikë të mirë, por ka edhe shpejtësi dhe forcë të madhe fizike. Pavarësisht disa ofertave nga Premier League, ai preferon kalimin te Milani.

GDS shkruan se drejtuesit e klubit italian kanë arritur akordin me lojtarin tulipan. Kontratë 5-vjeçare dhe 1.7 milionë euro në sezon për Reijnders.

Tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me AZ, që kërkon 18-20 milionë euro për të lejuar transferimin e mesfushorit drejt Serie A.

Milani ka një avantazh, pasi Billy Beane, konsulent i Gerry Cardinales, pronarit të kuqezinjve, ka një pjesë të aksioneve në klubin holandez.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....