Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Dua portier të ri”, Nagelsmann i frikësuar: Po sikur të dëmtohet edhe Ulreich?!

Bayern Munchen vazhdon të kërkojë një portier në merkaton e dimrit. Manuel Neuer ka mbyllur sezonin, ndërkohë që drejtuesit e klubit gjerman nuk po nxitohen në lidhje me zëvendësuesin e kapitenit.

Do të afrojmë një portier tjetër, por situata në merkato është shumë komplekse, pasi ka edhe klube të tjera që po kërkojnë për portier. Imagjinoni nëse do dëmtohej edhe Ulreich…

Situata do të përkeqësohej shumë, pasi përveç tij portierët e tjerë janë shumë të rinj. Ata nuk kanë luajtur asnjë minutë në futbollin profesionist, ndërkohë që ne do të luajmë për të fituar gjithçka në fazën e dytë të sezonit. 

Do të më pëlqente të merrej një vendim përfundimtar në lidhje me portën”, u shpreh trajneri i kampionëve të Gjermanisë, i cili shpreson që drejtuesit t’i sjellin sa më shpejt një “gardian”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...