Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Dua të drejtoj Lazion”, legjenda gjermane mesazh Lotitos

Miroslav Klose e mbylli karrierën si futbollist te Lazio, duke kaluar pesë sezone me bardhekaltrit në një eksperiencë të cilën e kujton me kënaqësi. Madje shpreson ta ripërjetojë, por si trajner i kryeqytetasve italianë.

Sulmuesi më i mirë në historinë e Kupëve të Botës (16), me një gol më shumë se Ronaldo (15) dhe dy më tepër se Gerd Muller (14), ka hedhur kandidaturën për të marrë në të ardhmen drejtimin e skuadrës së tij të fundit si futbollist.

Lexo edhe: 

Claudio Lotito është në dijeni të dëshirës sime për të trajnuar Lazion. Dhe do të jetë ai që do të marrë vendimin përfundimtar. Sot ka bërë një zgjedhje tjetër, por një ditë mund të jem unë trajneri i Lazios.

Ku i dihet, shpresoj që të ndodhë”, u shpreh 45-vjeçari gjerman me origjinë polake në lidhje me presidentin e klubit roman.

Klose ka punuar me moshat e Bayernit dhe si zv. trajner me ekipin e parë. Vitin e kaluar provoi edhe një aventurë në Austri në pankinën e Altach.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....