Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Dua të fitoj me United”, 24-vjeçari “injoron” Realin dhe Barçën

Diogo Dalot është një nga lojtarët më të dalluar të Manchester United gjatë këtij sezoni. Anësori i djathtë portugez, është përshtatur për mrekulli me skemat dhe idetë e Ten Hag.

Zërat e merkatos flasin për një interesim nga Real Madrid dhe Barcelona, por 24-vjeçar preferon të vijojë karrierën në “Old Trafford”.

Tani është koha të shijoj atë që kam bërë këtë vit. Ka qenë një sezon i vështirë. Një sezon ndryshe, sepse luajtëm në mes edhe Kupën e Botës.

Lexo edhe:

Por, unë e cilësoj një sezon pozitiv në aspektin personal dhe kolektiv, kështu që dua ta përfundoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nuk është sekret fakti që sezonin e ardhshëm duam të luajmë në Champions League. Ne duam ta përfundojmë sezonin në katërshen e parë.

Kemi për të luajtur edhe një finale, atë të FA Cup përballë Manchester City. Duam të jemi ne ata që do të fitojnë trofeun”, deklaroi Dalot.

Portugezi ka kontratë deri në vitin 2024 me “Djajtë e Kuq”. Stafi teknik dhe drejtuesit janë të kënaqur nga rendimenti i tij dhe së shpejti pritet t’i dhurojnë rinovimin e kontratës.

United fitoi të shtunën 2-0 ndaj Wolves (Martial, Garnacho), triumf i jetik për të forcuar pozitat në katërshen e parë në Premier League.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...