Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Dua të jem si Berlusconi”, presidenti i Milan: Jemi ndër katër apo pesë klubet më të rëndësishme

Klubi i Milan u përfshi vitet e fundit nga ndryshime të shumta në menaxhim. Megjithatë, kuqezinjtë duket se kanë gjetur qëndrueshmërinë me presidentin e ri, Gerry Cardinale. Biznesmeni amerikan duket se i ka idetë e qarta dhe në një intervistë të fundit shprehet se shembulli i tij është Silvio Berlusconi që arriti suksese të jashtëzakonshme me Milanin.

“Mendoj se Milan është ndër katër apo pesë klubet më të rëndësishme në Europë. Ende nuk kam arritur asgjë me Milanin, jam me “këmbë në tokë”. Për mua kjo është merkato e parë në të cilën kam pasur ndikim, po ashtu është diskutuar edhe për stadiumin dhe tani do të nisim të aplikojmë projektin për të forcuar edhe më shum markën “Milan” në botë.

Lexoni edhe:

Ka pasur nga ata që mendonin se nuk do të investoja te Milani, por nuk mund të investohet menjëherë miliarda. Është një projekt afatgjatë, dua të fitoj. Por, nuk dua të fitoj një herë të vetme, dua të fitoj për shumë kohë. Dua të jem një Berlusconi i dytë dhe të kem atë ndikim në futboll. Kemi nisur një fazë të re në të cilën kërkojmë të jemi numri një, por kjo nuk mund të bëhet pa disa ndryshime”, u shpreh Cardinale.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...