Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Dua të luftoj për vendin tim”, Maguire nuk dorëzohet: Në Manchester të lumtur me mua!

Harry Maguire ishte në merkato deri në minutat e fundit me mbrojtësin që ishte shumë pranë një transferimi te West Ham. Megjithatë, në fund palët nuk e arritën marrëveshjen dhe 30-vjeçari është ende pjesë e Manchester United. Trajneri Erik ten Hag e ka aktivizuar pak në këto katër javët e para të Premier League, saktësisht vetëm 24 minuta në sfidën kundër Arsenal. Gjithsesi, me shpeshtimin e ndeshjeve, Maguire thekson se situata do të ndryshojë ndërsa shprehet se do të luftojë për vendin e tij në skuadër.

“Katër javët e para ishin të vështira sepse luanim një ndeshje në javë dhe trajneri nuk më ka zgjedhur si titullar. Por, tani kalendari bëhet edhe më i ngjeshur dhe jam i sigurt se do të luaj shumë ndeshje. Do të luftoj për vendin tim në skuadër, gjithçka varet nga unë. Dua të luaj futboll.

Lexoni edhe:

West Ham? Thjesht nuk arritëm marrëveshje, port e United janë të lumtur që unë qëndrova. Por, edhe unë jam i lumtur që do të kem shansin të luftoj për të fituar vendin tim, sa herë stërvitem apo luaj, unë jap gjithçka nga vetja”, përfundoi Maguire.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...