Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Dua të qëndroj edhe 10 vite te Reali”, mesazh dashurie nga 26-vjeçari

Marco Asensio ndodhet në vitin e fundit të kontratës, emri i tij është lidhur me një transferim të mundëshëm në Serie A, por anësori i djathtë ofensiv kërkon me çdo kusht rinovimin me Realin e Madridit.

Në një prononcim për Marca, 26-vjeçari shprehu publikisht dëshirën për të mbyllur karrierën në “Santiago Bernabeu”.

Po flitet sikur unë po ndryshoj mendimin e drejtuesve të Realit në lidhje me rinovimin e kontratës falë performancave të mia, por unë gjithmonë jam përpjekur të jap maksimumin në fushë.

Rinovimi nuk varet vetëm nga unë, vendos edhe klubi. Pas përfundimit të Kupës së Botës do të marrim një vendim rreth së ardhmes.

Shpresoj të rinovoj, jam i lumtur te Reali dhe shpresoj të qëndroj këtu edhe për 10 vite të tjera”, deklaroi Asensio, një nga lojtarët e grumbulluar me Spanjën në Kupën e Botës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...