Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Dua t’i shënoj Partizanit si me Luftëtarin”, Abazaj në “Elite”: Jemi Tirana që sfidoi Besiktasin

Sulmuesi i Tiranës, Kristal Abazaj ishte i ftuar në emisionin “Elite” në SuperSport. Lojtari i bardhebluve theksoi se e pret me padurim një gol në derbi ndaj Partizanit, duke kujtuar edhe atë që i ka shënuar të kuqve para shtatë vitesh me fanellën e Luftëtarit në atë kohë. Ndër të tjera, Abazaj foli edhe për dëmtimet që i kanë kushtëzuar karrierën.

Goli me Luftëtarin kundër Partizanit? “Të gjithë më thonë se kur do ta përsëris, edhe unë do të doja ta përsërisja. Por, nuk është e rëndësishme si e shënon, ende nuk kam shënuar në derbi. E kërkoj këtë pasi është një tjetër ndjesi. Nuk kisha luajtur më parë derbin, por tani e kuptoj me të vërtetë rëndësinë e derbit dhe sa vlerësohet nga tifozët”.

Lexo edhe:

Përmbysja me Dinamon? “Kemi pasur shpesh oshilacione. Në pjesën e dytë kemi nxjerrë veten në pah, në pjesën e parë ishim jashtë ritmi. Edhe fusha nuk ishte mirë. Ia dolëm ta përmbysnim, nuk ishte e thjeshtë. Në kampionat shqiptar është e vështirë të përmbysësh të tilla ndeshje. Edhe me Egnatian e treguam veten dhe besoj se jemi në rrugën e duhur”.

Lojtarë të mëdhenj me të shkuar të mëdha, ka probleme? “Edhe në vitin e kaluar arritëm të përfundonim me pikë të barabatë. Edhe vetë themi se jemi po ai ekipi që luajti ndaj Besiktasit dhe Dinamo Batumit”.

Statistikat? “Problem me shënjestrën, sulmuesit maten me gola dhe prekjet shumëzohen me zero. Statistikat flasin në fund”.

Trajektorja e karrierës, nuk ishte ajo që pritej? “Nuk më vjen mirë për këtë pjesë, por nuk dua të ankohem. Kam pasur dy ndërhyrje të vështira në gju, ligament, menisk. Më mundoi shumë zgjati për 11 muaj, pastaj ishte e vështirë dhe më ndodhi sërish një tjetër dëmtim. Më dëmtoi psikologjikisht. Tani jam 100% fizikisht dhe nuk kam dhimbje”.

“Transferimi te Anderlecht? Nga kovat me ujë, direkt në sauna. Transferimi në Belgjikë ka qenë pjesa më e vështirë në karrierë. Bëra një sezon shumë të mirë dhe isha grumbulluar në kombëtare. Isha 19-vjeç dhe kam qëndruar tre orë me trajnerin, ata këmbëngulën shumë. I thashë Shkumbin Qormemetit (menaxherit) se ata kanë shumë yje në skuadër, e dija se po nxitohesha pak. Por, ishte një transferim shumë i fortë ekonomik, unë Anderlechtin e isha parë vetëm nga televizori.

Por, isha kundër, isha shumë i vogël për atë hap. Nuk isha gati, nga Luftëtari te Anderlecht. Në fazë përgatitore shkoi mirë, por nuk u respektuan ato që folëm në zyrë. Nuk më dhanë besimin që prisja. Pata një dëmtim në stërvitje dhe qëndrova dy muaj jashtë. Shkoi keq, por mbetet një eksperiencë e bukur. Trajneri insistoi që të mos huazohesha tek Ostende.

Veten e gjeta më mirë në Turqi, luaja me Rrocën dhe Et’hemin. Më pas erdhi Cikalleshi e Selmani, Topalli. Krijuam bazën tonë aty dhe klubi kishte besim, në vitin e dytë u ngjitëm në Superligë. Në Turqi kanë luajtur edhe Roshi me Balajn. Golat tonë e çuan ekipin në Superligë, kemi qenë të rëndësishëm”, u shpreh Abazaj.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...