Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Dua t’i tregoj botës se kush jam”, Broja: Njerëzit gjykojnë tepër, Europiani momenti im!

Armando Broja përgatitet për të luajtur Europianin e parë me fanellën e Shqipërisë. Sulmuesi i kombëtares në një intervistë për “The Athletic”, shpreson që në këtë event të jashtëzakonshëm të tregojë vlerat e tij dhe t’i provojë të kundërtën të gjithë skeptikëve. Ndër të tjera, Broja shprehet se kënaqësia e vërtetë në futboll është kur ia del të kalosh të gjitha vështirësitë që shfaqen gjatë rrugës, dhe tregon veten përballë më të mirëve.

Lexo edhe:

“Nëse unë do të jem në fushë me Shqipërinë në Euro 2024, atëherë do të kem mundësinë t’u tregoj njerëzve se kush jam në të vërtetë. Sa herë mendoj për këtë, më vjen një buzëqeshje natyrale.

Gjthë jetën time kam ëndërruar që të isha pjesë e një eventi kaq madhor. Kam shumë për t’u provuar njerëzve, por edhe vetes sime. Në futboll ka shumë kritika, njerëz që dyshojnë në cilësitë e tua. Ata mbajnë mend vetëm ndeshjet e këqija dhe të gjykojnë kur je në pikën më të ulët.

Por, kënaqësia e vërtetë në futboll është kur i lë pas të gjitha këto. Do ta përdor të gjithë këtë energji si një shtysë për t’u provuar njerëzve të kundërtën. Më është dashur ta bëjë këtë gjatë gjithë jetës sime dhe ky Europian me jep një tjetër mundësi.

Dua të tregoj se e kam hedhur pas dëmtimin, dhe se mund t’ia dal kundër kombëtareve më të mëdha në botë, si dhe kundër disa prej mbrojtësve e lojtarëve më të mirë në qarkullim.

Dua t’i tregoj botës, vendit tim, familjes sime, shokëve, të gjithë atyre që dyshuan, por edhe atyre që më mbështesin, se unë mund të bëhem futbollisti që kam në mendje dhe të arrij të gjithë pritshmëritë që kam për veten”, u shpreh Broja.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...