Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Duam fitore ndaj Vllaznisë”, Mehmeti: Në kupë pësuam shok psikologjik, në merkato…

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka thënë se skuadra e tij pësoi shok psikologjik pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, në gjysmëfinale pas humbjes ndaj Vllanzisë.

Në konferencën në prag të sfidës që do të luhet këtë të shtunë në orën 16:45 në “Loro Boriçi”, tekniku i kryeqytetasve theksoi se skuadra nuk në formën më të mirë të mundshme fizike, pasi në 18 ditë ka zhvilluar 5 ndeshje.

Ndërsa sa i përket merkatos së verës, Mehmeti shtoi se do duhet të tregohen shumë të kujdesshëm që të mos gabojnë dhe të afrojnë lojtarë cilësorë.

Ndeshja ndaj Vllaznisë“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Vllaznia ka një bonus emocional sepse është ekipi që na eliminoi në Kupën e Shqipërisë pas goditjeve të penalltive. Ne do të bëjmë maksimumin dhe do të japim gjithçka për gjithçka.”

Aspekti psikologjik “E rëndësishme është që lojtarët të mos mendojnë për të shkuarën dhe ta interpretojnë ashtu siç duhet ndeshjen që kemi nesër dhe do të bëjmë maksimumin që të jemi të qetë në aspektin psikologjik. Duhet të menaxhojmë të gjithë situatat e ndeshjes. Edhe statistikat tregojnë se ne prekim shumë zonën e kundërshtarit sidomos në 16 metrat. Jemi skuadër sulmuese dhe do të kërkoj që mos të ndryshoj filozofinë e lojës edhe pse jemi nën presion për të fituar. Pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës kemi pasur një shok psikologjik. Lojtarët kanë besuar te kualifikimi dhe pikërisht kur vijmë nga një eliminim me penallti kur kishim 30 minutat e pjesës së parë, 2-3 raste për të mbyllur ndeshjen. Ka ndikuar shumë në aspektin psikologjik të lojtarëve dhe pse një pjesë e tyre janë mjaft të ri dhe në të tilla situata është e vështirë që të ngrihen kaq shpejt.”

Dëmtimet“Përreth 18 ditë kemi bërë 5 ndeshje dhe është e vështirë për aspektin fizik. Kemi probleme me Rrapajn kur erdhi i dëmtuar nga U-21 i Kombëtares, me Albion Markun i cili ka një ngarkesë, ku në një muaj ka zhvilluar 8 sfida. Kemi Carën me probleme te kavilja, edhe Zhunior po ashtu ka shfaqur probleme. Ndeshjet e mëdha dhe ngjeshja e kalendarit na sjellin deri në këto situata megjithatë grupi është i plotë, kemi elementë të tjerë që mund t’i zëvendësojnë. Një skuadër futbolli duhet mbështetur nga grupi dhe jo individi.”

Elementët e ri –Kam menduar që të bëj maksimumin te Partizani duke parë momentin sesi e mora. Kemi fituar elementë të ri dhe mund t’i shërbejnë skuadrës dhe vitin tjetër. Partizani duhet të rikthehet që të jetë pretendenti kryesor për fitimin e titullit.”

Objektivat “Unë jam pjesë e klubit, kam bërë maksimumin duke qenë pjesë edhe e strukturave të tjera. Klubi është ndërtuar për tu shpallur kampion, por situata të tilla që flitet duhen të jenë të gjithë komponentët, lojtarët, stafi dhe pjesa kryesore e klubit të jenë bashkë dhe të kesh një projekt që të dërgosh Partizanin në nivelet ku e meriton.”

Trajnerët –Trajnerët me eksperiencë këtu edhe kanë bërë mirë, por edhe jo. Këto tre vitet e fundit te Partizani kanë qenë trajner me shumë eksperiencë dhe nuk kanë bërë atë që pritej. Më vjen keq sepse çdo trajner që është i ri si në situatën time, është të studiojë dhe të jenë në lojën dhe futbollin e tanishëm. Kam dhënë shumë te ky klub, nuk janë justifikime dhe nuk më pengojnë për të ardhmen. Ndaj përgjegjësive unë nuk i shmangem sepse trajneri është kryesori si përgjegjës për skuadrën.”

Ndryshimi i Partizanit – “Ekipi i Partizanit pas muajit janar ka bërë ndryshim si për mënyrën edhe filozofinë e lojës, por edhe te rezultatet. Nuk kemi pasur fatin në disa ndeshje, kemi humbur penallti, jemi skualifikuar nga penalltitë në gjysmëfinale të Kupës.”

Merkato – “Në merkaton e verës duhet shumë kujdes, duhen afruar lojtarë cilësorë me mentalitet fituesi dhe skuadra do të jetë e gatshme për titullin kampion.”

Lojtarët e huazuar – “Lojtarët që janë në huazim do të kemi një përkufizim dhe një bisede me klubin për të ardhmen e tyre sepse kur ke një lojtar të huazuar duhet të përkufizosh atë që do të japë për skuadrën gjatë gjithë vitit dhe nëse të shërben në të ardhmen.”

Problemet disiplinore – “Emisionet sportive i shohin nga jashtë çfarë ndodh në klub. Që kur kam ardhur unë nuk ka pasur asnjë problem disiplinor në stërvitje. Janë 11 lojtarë që luajnë, përzgjedhjen e bëjmë si staf. Gjatë gjithë kohës në një skuadër futbolli ka pakënaqësi dhe ata që kanë këtë gjë duhet ta vërtetojnë në stërvitje në ato minuta që luajnë në ndeshje dhe duhet të bëjnë diferencën. Nëse këto lojtarë e kërkojnë jashtë familjes, nuk e justifikojnë punën.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...