Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

“Duam gjysmëfinalet”, Pioli: Leao? Kurrë nuk kemi humbur prej tij…

Stefano Pioli tentoi të karikonte Milanin në konferencën për shtypin përpara çerekfinales së kthimit ndaj Romës në Europa League. Kuqezinjtë humbën 0-1 duelin e parë në “San Siro”.

Të enjten (21:00) zhvillohet përballja e kthimit në “Olimpico”, aty ku kuqezinjtë do të tentojnë përmbysjen dhe kualifikimin në gjysmëfinale. Duel që do të transmetohet live në SuperSport 2.

Duhet të kemi besim maksimal tek aftësitë tona. Kemi kualitetin për të zhvilluar një ndeshje të madhe dhe për të fituar. Sfida e parë nuk vlen më, të mos e mbajmë mendjen aty.

Sigurisht që ka shumë gjëra të vogla që mund dhe duhet t’i bëjmë më mirë për të vënë në vështirësi kundërshtarët tanë. Do të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe, duhet të vendosim shumë cilësi dhe energji në fushë.

Nesër kemi një mundësi shumë të mirë, objektivi ynë i vetëm është kualifikimi në gjysmëfinale“, u shpreh trajneri i Milanit. I cili u ndal edhe te Rafael Leao.

Kurrë nuk kemi fituar vetëm për shkak të Leaos, dhe as që kemi humbur ndonjëherë për faj të tij. Ne luajmë si skuadër dhe gjithmonë përpiqemi të punojmë së bashku. Për të fituar dhe për t’u kualifikuar është e nevojshme që të gjithë lojtarët të luajnë në maksimumin e tyre“.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...