Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Duel anglo-spanjoll për trofeun e Europa League, Villareali gati të ndjekë gjurmët e Sevillas!

Kupa UEFA, e transformuar në Europa League prej vitit 2009, ka qenë një kompeticion ku nuk kishte një shtet dominues deri në vitet 90, kur Italia nisi të sundonte futbollin botëror. Spanja kishte fituar 2 Kupa UEFA, falë Realit të Madridit, deri në vitin 2003, kur Valencia fitoi trofeun, ndërsa prej vitit 2005 në skenë doli Sevilla, 6 herë fituese e trofeut prestigjioz, për herë të fundit verën e shkuar. Mes sukseseve të Sevillas regjistrohen edhe 3 triumfe të Atletico Madridit, duke e bërë Europa League pronë spanjolle në shekullin e 21-të.

Këtë sezon mungon Sevilla, por duket se stafetën e kanë marrë klubet e tjera spanjolle dhe ekipi që e ka marrë më seriozisht nga të gjithë është Villarreali. Nëndetësja e verdhë po mundohet të imitojë Sevillan dhe ka një skuadër me cilësi dhe shumë eksperiencë, por mbi të gjitha ka një mjeshtër si Unai Emery në stol, ai që ka fituar 3 Europa League në karrierë.

Hegjemoninë spanjolle në dekadën e fundit e ka thyer vetëm Anglia, e përfaqësuar nga Chelsea dhe Manchester United, 3 herë fitues të kompeticionit në 10 vitet e fundit. Pikërisht Manchester United është favoriti për të fituar Europa League këtë sezon dhe duket se Red Devils kanë gjithçka në favor, duke pasur një skuadër të nivelit të lartë dhe duke qenë në formë të shkëlqyer në këtë moment vendimtar të sezonit.

Ndërkaq, edhe Arsenali tashmë është i përqendruar totalisht tek Europa League, si një mënyrë perfekte për të shpëtuar sezonin. Arteta nuk ka në dispozicion një grup aq të kompletuar sa United, por vetëm 3 ndeshje larg finales së madhe Topçinjtë kanë të drejtë të ëndërrojnë trofeun që e kanë humbur dy herë në finale.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...