Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Duel Europe në “Kukës Arena”, verilindorët synojnë “ta bëjnë sefte” ndaj Partizanit

Kukësi kërkon suksesin e parë në “Kukësi Arena”, ndaj një kundërshtari direkt për vendin e tretë si Partizani. Verilindorët e kanë ende në kujtesë atë humbje 5-0 në “Air Albania” dhe do të synojnë që arrijnë fitoren e dytë sezonale ndaj të kuqve, për t’u rikthyer në zonën e Conference League.

Ekipi i Diego Longos nuk ka pasur një rendiment të mirë, teksa ka vetëm 1 fitore në 11 ndeshjet e fundit në kampionat, duke lëshuar shumë terren e duke vënë në rrezik pjesëmarrjen në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm.

Kuksianët i gëzohen disa rikthimeve, me Shqipërim Taipin, Victor Fejaon dhe Bruno Lulaj që nuk ishin të disponueshëm për takimin me Teutën për shkak kartonësh e ndaj Partizanit janë të gatshëm për të zbritur në fushën e lojës.

Partizani në krahun tjetër synon fitoren e dytë radhazi, para derbit me Tiranën, me të kuqtë që duan të konsolidojnë pozitën në vendin e tretë. Trajneri Dritan Mehmeti do të ketë mungesën e Massanga, i cili u ndëshkua me karton të kuq në takimin me Dinamon.

Skuadra e kuqe në 13 ndeshjet e fundit në Abissnet Superiore ka pësuar vetëm 1 humbje, ndërsa ka marrë 3 fitore dhe dy barazimi në pesë takimet e luajtur së fundmi, duke treguar stabilitet, çka është reflektuar dhe në rezultate.

Përballja që do të luhet në “Kukës Arena” mund të konsiderohet një finale për zonën evropiane, pasi cilado skuadër që mund të marrë maksimumin do të kishte një bonus të madh për të marrë një biletë për në Conference League sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...