Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Duel i nxehtë në kryeqytet, Prishtina pret Dritën në epilogun e fazës së parë!

Ballkani-Flamurtari dhe Prishtina-Drita edhe faza e parë e IPKO Superligës së Kosovës mbyllet këtë të enjte me dy takime shumë intersante të cilat nuk duhen humbur në ekranin e Superport. Vëmendja më e madhe do të jetë në orën 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri aty ku kryeqytetasit e Armend Dallkut do të presin Dritën që synon fitoren e radhës për t’iu bashkangjitur rivalëve nga i njëjti qytet në krye të klasifikimit të kampionatit kosovar në kuotën e 24 pikëve. Por përballë Prishtinës rivales së madhe të dy sezoneve më parë kur intelektualët nga Gjilani fituan titullin kampion, skuadra e Ardian Nuhiut sdo ta ketë aspak të lehtë aq më tepër që Prishtina është 7 pikë larg Gjilanit dhe kërkon të ngushtojë me çdo kusht diferencat me kreun. Spektakli është i garantuar në Fadil Vokrri aq më tepër që kjo supersfidë do të luhet nën dritat e prozhektorëve.Më herët në orën 14:00, Ballkani surpriza e këtij sezoni do të presë në shtëpi Flamurtarin. Skuadra e Ismet Munishit do të kërkojë të hedhë pas krahëve disfatën ndaj Dritës me një fitore ndaj formacionit kryeqytetas që drejtohet nga Artim Shaqiri. Në rast triumfi Ballkani do ta ngushtojë në vetëm 1 dikë diferencën në renditje ndaj Gjilanit kryesues. Edhe këtë sfidë do të keni mundësi ta ndiqni live në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...