Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duel i rëndësishëm në “Loro Boriçi”, Josa gati ta nisë me fitore

Vllaznia – Egnatia është një prej sfidave më të rendisishme të kësaj jave të 35-të në “Abissnet Superiore”.

Shkodranët, tashmë në vendin e pestë në renditje, prezantohen në këtë sfidë pas humbjes me Tiranën, ndërsa do të jetë dita e debutimit për trajnerin Mirel Josa. Europa ka dy rrugë për Vllazninë, por shkodranët kërkojnë të sigurojnë gjithçka nga kampionati.

Erdenis Gurishta do të jetë mungesa e parë e Josës, pasi mbrojtësi u ndëshkua me kartonin e kuq ndajë bardhebluve. Ironi e fatit apo jo, Vllaznia, të shtunën do të kërkojë fitoren e parë sezonale ndaj këtij kundërshtari, një mision i cili për vendasit është detyrim.

Në krahun tjetër, Egnatia ka nisur të mendoj për sfidën e Play-Off-it, pasi matematikisht nuk ka më asnjë shpresë për t’u larguar nga vendi i tetë. Katër humbje radhazi ndikuan drejtpërdrejtë duke “blinduar” këtë pozicion, por nga sfida e fundit me shkodranët, rrogozhinasit kanë “kujtime” të bukura, pas suksesit 3-0.

[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk;emblem_chk”]

Në katër sfidat e fundit, jo vetëm katër disfata, por skuadra e Ramadanit ka festuar vetëm dy herë rrugën e rrjetës, ndërsa në pesë javët e fundit kanë vetëm tre pikë. Pavarësisht se në javët e fundit, Egnatia ka vuajtur mungesën e golit, rrogozhinasit në këtë edicion kanë treguar se e kanë mësuar formulën e golit në portën e shkodranëve, pasi në tre sfida kanë shënuar plotë 5 herë, fal dy barazimeve dhe një suksesi të plotë.

Vllaznia e mbylli sezonin pa asnjë fitore ndaj Tiranës, ndërsa në rast dështimi këtë fundjavë, do të mbyll sezonin gjithashtu pa asnjë fitore ndaj Egnatias, duke çuar në dy numrin e skuadrave që në këtë sezon nuk ka arritur të fitojë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...