Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Duel në distancë Milan-Napoli, Juve para surprizës Sassuolo

REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - FEBRUARY 10: Cristiano Ronaldo of Juventus competes for the ball with Stefano Sensi of Sassuolo during the Serie A match between US Sassuolo and Juventus at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on February 10, 2019 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

E mërkurë e pasur me ndeshje në SuperSport, ku nga kampionatet elitare do të transmetohen plot shtatë sfida, katër nga Seria A dhe dy nga Premier League.

Në kampionatin italian, në orën 19:30, zbresin në fushë Milani dhe Napoli, dy ekipe që luftojnë për zonën europiane e që u ndanë në barazim 2-2 në përplasjen e pak ditëve më parë në “San Paolo”. Kuqezinjtë presin në “San Siro” Parmën, ndërsa skuadra e Gattusos viziton Bolognan. Kalendari në javës së 33-të duket më favorizues për “Djallin”, aq më tepër që Parma ka shfaqur rënie të theksuar me katër humbje radhazi dhe një barazim në 5 takimet e fundit. Pioli ka paralajmëruar ndryshime në formacion, me Bonaventurën dhe Leaon gati ta nisin titullar, por edhe Kessie mund të lihet pushim.

Në orën 21:45 do të transmetohen tri takimet të tjera nga Seria A. Juventusi, pas humbjes me Milanin dhe barazimit me Atalantën, rezultate që gjithsesi nuk ia cënuan objektivin, do të udhëtojë për t’u përballur me Sassuolon, skuadër që ka impresionuar me katër fitore radhazi në Serinë A, e fundit 1-2 në “Olimpico” ndaj Lazios. Vendësit, të mbushur me entuziazëm, do të tentojnë deri në fund për një vend në Kupat e Europës, edhe pse duket i vështirë rikuperimi i diferencës me Milanin dhe Napolin. Për këtë arsye, parashikohet një sfidë e vështirë për bardhezinjtë, që duan t’i mbyllin sa më parë llogaritë për titullin.

Lazio, e dorëzuar tashmë në garën për titull, luan në transfertë me Udinesen, që i duhen pikët për mbijetesën, ndërsa me shumë interes pritet Roma-Verona, ku për fat të keq do të mungojë për arsye dëmtimi në mbrojtjen e veronezëve Marash Kumbulla, ndërsa Rrahmani si gjithmonë projektohet titullar.

Ndër dy takimet e Premier League-s i pari është Manchester City – Bournemouth, që do të nisë në orën 19:00. Miqtë shpresojnë të marrin pikë të vlefshme për qëndrimin në elitën e futbollit anglez, por do ta kenë shumë të vështirë përballë Citizens, që duan të ruajnë formën për Championsin si dhe kanë entuziazmin e vendimit të KAS-it, që hodhi poshtë pezullimin e dhënë nga UEFA (ndalimin e pjesëmarrjes së City-t për dy vite në Kupat e Europës).

Në 21:15 për të pasionuarit e futbollit spektakolar anglez vjen Arsenal-Liverpool, një sfidë vitrine që nuk e humb interesin, pavarësisht se “The Reds”, por edhe “Topçinjtë”, i kanë mbyllur llogaritë me sezonin.

E Mërkurë, 15 Korrik

Man. City – Bournemouth    19:00

Milan – Parma   19:30

Bologna – Napoli      19:30

Arsenal – Liverpool  21:15

Sassuolo – Juventus 21:45

Udinese – Lazio 21:45

Roma – Verona  21:45

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...