Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Duel titulli, Sanchez paralajmëron PSG: Velodrome është i frikshëm!

Në këtë sezon, skuadra e PSG nuk ka mundur të dominojë e vetme në Ligue 1 dhe merita për këtë i shkon Marseille, që nga ana e saj po zhvillon një sezon të shkëlqyer. Skuadra e drejtuar nga trajneri Igor Tudor është në vendin e dytë të kampionatit, pesë pikë larg kryeqytetasve.

Por, të dielën kalendari ofron një sfidë të drejtpërdrejtë mes dy ekipeve teksa Marseille pret në shtëpi parizienët. Para kësaj ndeshje, Alexis Sanches paralajmëron PSG për atmosferën që do të krijohet në stadiumin Velodrome, ndërsa shtoi një fitore ndaj Mbappe me shokë, do t’i motivonte shumë për të ëndërruar titullin.

Lexo edhe:

“Secili lojtar që ka luajtur me Marseillen thotë se stadiumi Velodrome është i frikshëm. Mua më pëlqen shumë, më vjen mirë kur shoh aty aq shumë njerëz. Nëse fitojmë ndaj PSG atëherë i afrohemi shumë dhe kjo do të ishte një stimul i madh për skuadrën. Duhet të qëndrojmë zgjuar”, u shpreh Sanchez.

Ndeshja e fundit në Velodrome mes dy suadrave ishte vetëm disa ditë më parë kur më datë shtatë shkurt, Marseille mposhti PSG me rezultatin 2-1 duke i eliminuar nga Kupa e Francës, ndaj kryeqytetasit janë të paralajmëruar për shkallën e vështirësisë në një transfertë të tillë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...