Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Duele të forta dhe interesante, e diela rikthen kampionatin e femrave

Kampionati i vajzave do të zbresë sërish në fushë këtë fundjavë për të zhvilluar javën e 3-të të saj, teksa sfidat do të luhen të gjitha ditën e diel. Skënderbeu do të presë në shtëpi Partizanin, në një ndeshje të rëndësishme për të dyja ekipet, që pas dy javësh kampionat janë në kuotë të njëjtë pikësh, 3 pikë.

Të kuqet do të udhëtojnë drejt Korçës për t’u rikthyer te rezultati pozitiv, pas humbjes me Apoloninë të dielën. Ndërsa juglindoret do të kërkojnë të vijojnë me fitoret, teksa në javën e dytë mundën Lushnjen në transfertë. Ndeshja do të luhet në aneksin e stadiumit ‘Skënderbeu’, ora 13:00.

Sakaq, pas fitores me Kinostudion në shtëpi, vajzat bardheblu të Tiranës do të udhëtojnë drejt Fierit, ku do të përballen me Apoloninë që për momentin është e vetme në krye të klasifikimit. Të dyja skuadrat vijnë pas rezultateve pozitive, teksa fitorja është e rëndësishme për të dyja ekipet. Sfida do të luhet ditën e diel në aneksin ‘Loni Papuçiu’, ora 11:00.

Pas paraqitjes së një dite më parë në Champions League, ku Vllaznia priti në shtëpi një nga ekipet më të mëdha në botë, Realin e Madridit, e ku pavarësisht rezultatit (0-2), vlen paraqitja dhe loja me zemër e vajzave kuqeblu. Shkodranet do të zbresin sërish në fushë për të zhvilluar ndeshjen e javës së tretë të kampionatit të vajzave në vend.

Lushnja do të jetë kundërshtarja e radhës e Vllaznisë, një ndeshje në dukje e lehtë për kampionet në fuqi të vendit, por mbetet të shohim rezultatin ditën e diel, teksa ndeshja do të luhet në “Reshit Rusi”, Shkodër, ora 15:00.

Sakaq, për shkak të angazhimit me ekipin kombëtar U-17, në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për këtë grupmoshë, dy nga përballjet e kësaj jave nuk do të luhen këtë fundjavë.

Më specifikisht, Kukësi-Teuta dhe Kinostudio-Laçi janë dy duelet e javës së tretë që për arsyen e sipërpërmendur do të zhvillohen në një moment të dytë që do të përcaktohet nga Departamenti  i Garave në FSHF (do të bëhet me dije në ditët në vijim). /fshf.org

Ndeshjet e javës së tretë

Apolonia – Tirana, e diel, ora 11:00
Skënderbeu – Partizani, e diel, ora 13:00
Vllaznia – Lushnja, e diel, ora 15:00

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...