Kategoria Superiore

Duelet e fituara, ja cilët janë mbrojtësit më të mirë në Kategorinë Superiore

Analiza e statistikave të mbrojtjeve në Kategorinë Superiore nxjerr në pah të dhëna interesante në aspektin individual të lojtarëve që militojnë në klubet elitare të kampionatit shqiptar. Këtë herë kemi vëzhguar të dhënat e lojtarëve më të mirë të reparteve mbrojtëse, duke iu referuar përqindjeve të dueleve të fituara, topat e rikuperuara gjatë 90 minutave dhe përqindjet e dueleve ajrore.

Sa i takon dueleve të fituara në mbrojtje, në vendin e parë është mbrojtësi i Laçit, Aleksandar Ignjatovic me 75.93%, ndërsa në vendin e dytë është Rustem Hoxha i Teutës me 74.14% të dueleve të fituara. Në vendin e tretë renditet Renato Arapi i Teutës (73,13%) i ndjekur në vendin e katërt nga Miloš Stojanović i Bylisit (72.41%). Më pas renditja vijon me Jorgo Meksin e Skënderbeut (72.25%), Eni Imamin e Vllaznisë (71.72%), Leonat Vitija i Skënderbeut (71.26%), Benjamin Agyare i Apolonisë (70.49%), Numan Kurdić i Kukësit (70.27%) dhe Jocelin Behiratche i Tiranës (70.21%) mbyll top 10-dhjetëshen e dueleve të fituara në mbrojtje.

Në renditjen e dytë që kemi përzgjedhur sot në vendin e parë renditet Serjan Repaj i Apolonisë me 7.65 topa të rekuperuar përgjatë 90 minutave. Më tej ky klasifikim vijon me Benjamin Agyare i Apolonisë (7.36), Kofi Yeboah i Apolonisë (6.99), Aleksandar Isaevski i Vllaznisë (6.82), Randy Dëumfour i Skënderbeut (6.78), Redon Dragoshi i Kukësit (6.78), Miloš Stojanović i Bylisit (6.48), Bruno Lulaj i Kukësit (6.45), Eljon Sota i Apolonisë (6.39) dhe në vendin e dhjetë është Enea Bitri i Partizanit (6.37).
Sa i përket dueleve ajrore i pari në Kategorinë Superiore renditet Mevlan Adili i Vllaznisë me 73.58% të përballjeve të fituara. I dyti është Aleksandar Ignjatovic i Laçit (73.39%), i treti Stivian Janku i Bylisit (68.22%), i katërti Enea Bitri i Partizanit (66.82%), i pesti Erhun Obanor i Laçit (65.79%), i gjashti Emiliano Çela i Kastriotit (65.79%), i shtati Rustem Hoxha i Teutës (64.49%), i teti Franc Ymeralilaj i Bylisit (63.75%), i nënti Eljon Sota i Apolonisë (63.25%) dhe në vendin e dhjetë pozicionohet Aleksandar Isaevski i Vllaznisë me 63.22% të dueleve ajrore të fituara.

Këto dhe shumë të dhëna të tjera mundësohen për stafin teknik të një skuadre nga video-analisti, i cili është personi që bën kërkime, mbledh, analizon dhe siguron të gjitha llojet e informacionit. Është një figurë e pranishme në të gjithë stafet e nivelit profesionist në futbollin ndërkombëtar dhe që luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në çdo klub.
Në planet e Federatës për sezonet e ardhshme është përcaktuar përfshirja e video-analistit në të gjitha stafet e Kategorisë Superiore, por në futbollin evropian ka shembuj të investimit për video-analistët në sektorin e të rinjve, që ka sjellë shumë rezultate.

Duke parë rëndësinë në rritje të interesit për këtë profesion të ri, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë kursin e tretë për video-analistë, që do të zhvillohet në datat 19-24 prill në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë.
Për informacione, kostot dhe regjistrimin, dërgoni një e-mail në adresën analysis@fshf.al. Do të jetë një mundësi e shkëlqyer rritjeje për të gjithë që të rriten profesionalisht.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency