Boks

“Dueli i Dunave”, ja sa para futin në xhep Joshua dhe Ruiz Jr

Do të ndeshen në shkretëtirë, në rrënojat e qytetit antik Diriyah, që ka qenë kryeqyteti i parë i Mbretërisë së Arabisë Saudite. Do të ndeshen për titullin botëror të peshave të rënda, pavarësisht kritikave. Do të ndeshen edhe për shumë para, sidomos Anthony Joshua. Britaniku, të shtunën në orën 21.00 me atë shqiptare, kur do të ngjitet në arenën e improvizuar me 16 spektatorë, të sajuar në mes të dunave të shkretëtirës saudite, do të fusë në xhep 85 milionë dollarë për t’u ndeshur sërish me Andy Ruiz Jr, që më 1 qershori i mori në mënyrë befasuese brezin e artë të peshave të rënda në “Madison Square Garden” të New Yorkut. Për kampionin në fuqi të botës ndërkohë fitimi do të jetë vetëm 13 milionë dollarë.

Fitimi i Joshuas për ndeshjen që dollarët e naftës saudite e spostuan që nga Kardifi në Diryah nuk është më i madhi në historinë e boksit, madje renditet në vend të katërt në klasifikimin e të gjitha kohërave. Para tij janë 275 milionë dollarë që Floyd Mayweather mori për t’u ndeshur me Connor McGregor, i cili nga ana e tij u shpërblye me 85 milionë dollarë. Pastaj 180 milionë dollarë që sërish Mayweather futi në xhep për të luftuar me Manny Pacquiaon, të cilit në atë ndeshje iu desh të kënaqej me 120 milionë dollarë.

Fitimet e Anthony Joshua u rritën me plot 30 milionë dollarë, nga 55 milionët që ishin parashikuar fillimisht, vetëm për shkak të transferimit të sfidës në Arabi me A.J. që u bë kështu boksieri më i paguar britanik i historisë.

“Natyrisht që nuk hyjnë të gjitha në xhepat e mi. Mes taksave dhe shpërblimeve për trajnerë e përgatitës mua më mbeten a s’më mbeten 30 apo 40 për qind e kësaj shume. Një nga objektivat e karrierës sime është që të sigurohem që askush të mos përfitojë nga unë dhe që unë të mos t’i kem borxh gjë askujt. Kjo nuk është e lehtë, pasi karrierat tona zgjasin pak.”

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency