Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dueli i mbijetesës, Kastrioti dhe Skënderbeu “mundje krahu” në Kamëz

Në oën 13:45, Kastrioti pret në Kamëz Skënderbeun në atë që mund të konsiderohet si një nga duelet më interesante të javës së 23 në Abissnet Superiore, kjo edhe prej pozitës që dy ekipet kanë në tabelën e klasifikimit. Kastrioti dhe Skënderbeu ndahen me vetëm një pikë, teksa korçarët janë në vendin e fundit si pasojë e pesë humbjeve radhazi në javët e kaluara ndërsa u rikthyen te pikët në takimin e kaluar ku barazuan 2-2 me Vllazninë.

Skuadra e Migen Memellit do të provojë sërish të dalë me pikë, këtë herë ndaj një kundërshtari që në fushën e tij ka treguar se mbetet një “kockë e fortë” për këdo. Të besuarit e trajnerit Emiljano Çela mposhtën edhe kryesuesit e Tiranës në Kamëz, ndërsa në katër ndeshjet e këtij viti që kanë luajtur aty, ia kanë dalë të koleksionojnë tre fitore dhe një humbje (ndaj Vllaznisë).

Kujtojmë se në dy takimet e mëparshme të këtij sezoni Kastrioti ka mposhtur në shtëpi Skënderbeun me rezultatin 2-0, ndërsa edhe korçarët ia kanë dalë të fitojnë në fushën e tyre ndaj krutanëve me rezultatin 2-1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...