Sonte zhvillohet puntata e radhës në “La Casa De Quiz”. Renato dhe Afrimi do të përballen sot në mbrëmje në takimin e katërt të fazës së 1/8. Nga ora 21:00 në Sport News dhe në faqen e SuperSport Albania nën drejtimin e Gjergji Stefës vjen “La Casa De Quiz”.
“La Casa de Quiz” është një spektakël që rikthehet për teleshikuesin pas 28 vjetësh, që kur u prezantua për herë të parë, atëherë kur moderatori i sotëm ishte më i vogli ndër konkurrentët, dhe tanimë vjen me një format modern, e padyshim më shumë të ftuar, lidhje live, e surpriza.
Të ftuar personazhe të njohur të futbollit në vend në rolin e trajnerëve, dhe me shumë lojëra e të papritura, “La Casa De Quiz” vazhdon çdo të premte në të njëjtë orë, me transmetimin e drejtpërdrejtë në Sport News një rrugëtim spektakolar dhe të denjë për të mos u humbur në asnjë moment.