Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Dueli Joshua-Ruiz në Arabinë Sauditë, kritika nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Rindeshja ndërmjet dy boksierëve Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr, e vlefshme për 4 titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO në peshat e rënda në Arabinë Saudite ka ngjallur kritika të shumta nga organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International. Më 1 qershor, në New York, në Madison Square Garden, 29-vjecari anglez pësoi humbjen e parë në karrierë, teksa u mund me “knock out” teknik në raundin e shtatë pikërisht nga Andy Ruiz Jr, një humbje befasuese që për rrjedhojë ngjiti në fronin botëror, sa u përket peshave të rënda, 29-vjeçarin e lindur në Kaliforni nga prindër meksikanë.

Sidoqoftë, ditën e premte Anthony Joshua bëri të ditur se ndeshja tjetër ndërmjet këtyre dy boksierëve do të zhvillohet më datë 7 dhjetor, në Diriyah, në periferi të kryeqytetit saudit, Riyadh. Ishte vetë Joshua ai që e konfirmoi lajmin, duke shkruar në rrjetet sociale se dueli i pagëzuar “përplasja mbi duna” do të mbahet pikërisht në Lindjen e Mesme, siç ishte programuar në fundin e këtij viti në vendin saudit.

Arabia Saudite po bën çmos për të përmirësuar imazhin e vendit, duke organizuar një sërë ndeshjesh të rëndësishme në këtë sport, siç ishte rasti i fitores së boksierit Amir Khan ndaj kundërshtarit të tij Billy Dib apo qoftë edhe duelin tjetër të fituar nga Callum Smith ndaj boksierit George Groves. Ky vend ka pritur garën hapës në Formulën E, pra kampionatin e makinave elektrike, si në 2018 ashtu edhe në vitin 2019, por vitin e ardhshëm Arabia Saudite do të organizojë gjithashtu edhe garën absolutisht më të pasur në historinë e garave me kuaj, garë ku fituesi në fund do të shpërblehet me çekun e majmë prej plot 20 milionë dollarësh.

Amnesty International, organizata që e ka selinë pikërisht në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, i ka bërë thirrje boksierit britanik që të informohet mirë për shkeljet e të drejtave të njeriut nga njerëzit që qeverisin Arabinë Saudite, përpara se të zhvillojë në këtë vend rindeshjen me boksierin meksikano – amerikan. Zhvillimi i këtij dueli në Diriyah, sipas Amnesty International, do t’u jepte një tjetër mundësi drejtuesve sauditë për të pastruar emrin e tyre të njollosur keqas nga shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut.

Pavarësisht disa lëshimeve dhe reformave për të drejtat e grave, drejtuesit sauditë janë kritikuar ashpër nga shoqatat e ndryshme të grave, por gjithashtu edhe nga avokatë të ndryshëm dhe anëtarë të komunitetit shiit, komunitet që është në minorancë të theksuar në këtë vend, pa harruar gjithashtu vrasjen e pazbardhur të gazetarit të famshëm, Jamal Khashoggi brenda territorit të Ambasadës Saudite në Stamboll apo qoftë edhe ndihmës që drejtuesit e këtij vendi po i japin koalicionit ushtarak në Jemen, me pasoja të tmerrshme për popullsinë e këtij vendi.

Andy Ruiz Jr. që është mundur vetëm nga zelandezi Joseph Parker në 34 ndeshjet e zhvilluara gjithsej në karriërën e tij si profesionist, u bë i pari boksier meksikan që kurorëzohet kampion bote në peshat e rënda. Menjëherë pas triumfit në Madison Square Garden Andy Ruiz Jr. i dha të drejtën e rematch-it boksierit të famshëm britanik, që fitoi lavdi pas fitores ndaj Ëladimir Klitschko-s në Wembley.

Fillimisht për rindeshjen ndërmjet tyre u mor në konsideratë Impianti i Kardifit “Principality Stadium”, ndërsa në fillimin e javës së kaluar Andy Ruiz Jr. shprehu dëshirën që ky duel të mbahej në Tijuana, në qytetin ku edhe bëri debutimin e tij, një dekadë më parë në boksin profesionist, sidoqoftë tani nuk ka më pikë dyshimi dhe me arritjen e marrëveshjes ndërmjet palëve dhe pas konfirmimit të vetë boksierit britanik takimi i ardhshëm ndërmjet tyre do të zhvillohet në muajin dhjetor, pikërisht në Arabinë Saudite.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...