Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Dueli me Chelsea, Guardiola: Kemi raste të reja me Covid-19

Manchester City po shkëlqen këtë sezon në Premier League, djemtë e Pep Guardiolës kanë fituar 11 takime radhazi dhe nesër do të tentojnë suksesin e radhës përballë Chelsea.

Në “Etihad Stadium” do të zbarkojnë kampionët e Europës, teksa ndeshja e së shtunës që fillon në orën 13:30 do të transmetohet në Supersport 2. “Cityzens” kryesojnë kampionatin me 10 pikë më shumë se vendi i dytë.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Anglisë, Pep Guardiola ndalet në deklaratën për mediet te forma e skuadrës së tij dhe Covid-19. Raste të tjera janë regjistruar te City, edhe pse spanjolli nuk përmend emra.

Disa lojtarë po rikuperohen, ndërsa ka të tjerë që kanë dalë pozitivë me Covid-19. Kemi raste të reja me koronavirus në skuadër, por tashmë jemi mësuar me pandeminë.

U bënë dy vite që po përballemi me këtë lloj situate, jemi përshtatur dhe uroj që rastet pozitive të trajtohen sa më mirë, në mënyrë që lojtarët të kthehen në kushtet më të mira”, deklaroi Guardiola.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...