Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dueli që vendos titullin, në Spanjë i frikësohen trazirave në derbi

Komisioni i përhershëm shtetëror në Spanjë kundër dhunës, rracizmit, ksenofobisë dhe intolerancës në sport, e ka etiketuar derbin katalanas të fundjavës së ardhshme mes Espanyol dhe Barcelonës si një ndeshje me rrezikshmëri të lartë.

Sfida e vlefshme për javën e 34 të La Ligës do të luhet të dielën e ardhshme në 14 maj, dhe do të transmetohet live nga Supersport me takimin që nis në orën 21.00 në RCD Stadium, impiant që do të mbledhë rreth 40 mijë tifozë.

Do të jetë një duel vendimtar në fazën finale të sezonit, që nga momenti që skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez do të shpallet kampione e Spanjës nëse ja del të fitojë ndaj Espanyol.

Lexo edhe:

Barça madje mund të arrijë në startin e ndeshjes me titullin e siguruar nëse Reali i Madridit dhe Atletico do të humbisnin respektivisht ndeshjet me Getafen dhe Elchen.

Nga ana tjetër edhe për Espanyolin e drejtuar nga Luis Garcia do të jetë një duel vendimtar, duke qenë se skuadra lufton për të mos zbritur në kategorinë e dytë. Një fitore mund ta afrojë me mbijetesën, por një disfatë mund të jetë fatal për rënien nga kategoria të Espanyol.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...