Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Duhej të isha larguar më herët nga Reali”, Isco: Nga Bernabeu pres duartrokitje

Në përpjekje për të rimëkëmbur karrierën e tij, Isco Alarcon firmosi këtë verë me Real Betis. Dhe në fakt, fantazisti ka marrë mjaftueshëm minuta në këtë fillim të sezonit duke dhënë sinjale pozitive.

Megjithatë, edhe pse tashmë është pjesë e një realiteti të ri, sërish Isco nuk harron ish-skuadrën e tij për dhjetë vite, Real Madrid. 31-vjeçari shprehet se do të duhej të ishte larguar më herët nga madrilenët, ndërsa theksoi se në momentin kur të rikthehet në Bernabeu pret që publiku t’i dhurojë duartrokitje.

Lexo edhe:

“Nuk mendoj se Reali më ka trajtuar në një mënyrë jo korrekte gjatë këtyre viteve, edhe pse besoj se ndoshta duhej të më kishin dhuruar më shumë minuta në fushë. Futbolli është një sport me të cilin duhet të dish të përshtatesh në çdo situatë. Kur të rikthehem në Bernabeu, pres që tifozët të më duartrokasin. Los Blancos janë klubi më i rëndësishëm në karrierën time”, u shpreh Isco.

Lajme të tjera

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...