Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Duhet më shumë kohë”, Pochetino: Edhe Lampard me Drogba dikur ishin të rinj

Katër pikë në katër javët e para të Premier League. Chelsea nuk e ka nisur sipas pritshmërive dhe skuadra londineze duket se do të vuajë rezultatet edhe në këtë sezon. Trajneri Mauricio Pochetino kërkon kohë, duke qenë se aktualisht ka skuadrën me moshën mesatare më të re në Premier League.

Tekniku argjentinas thekson se lojtarët e rinj duhen të mësojnë ende ndërsa riktheu në memorie emra si Terry, Lampard apo Drogba që bënë histori me Chelsean, por sipas Pochetinos edhe atyre iu desh kohë para se të arrinin pjekurinë.

Lexoni edhe:

“Është një Chelsea i ndryshëm nga e kaluara, nuk mund ta krahasojmë me ekipin aktual. Tifozët duan të fitojnë gjithnjë sepse kështu janë mësuar, por është një presion ndryshe këtë herë. Na duhet që ta përshpejtojmë pak procesin, por kemi lojtarë të rinj në organikë.

Janë lojtarë me shumë talent, por që duan kohën e tyre. Na duhet kohë sepse për ta bërë projektin e ri që të funksionojë duhet kujdes. Edhe Terry, Lampard apo Drogba kanë qenë dikur të rinj”, u shpreh Pochetino.

Lajme të tjera

Legjionarët

Ernest Muçi njihet për golat e bukur që shënon. Sulmuesi i talentuar shqiptar, tundi rrjetën kundërshtare në takimin Piast Gliwice-Legia e Varshavës, sfidë që...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Champions League

Dëmtim i rëndë tek Atletico Madrid. Colchoneros u thyen 3-0 në fushën e Valencias, ndërkohë që Diego Simeone ka humbur edhe shërbimet e Thomas...

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...