Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Duhet të bëj më shumë, nuk mund të jem shkaktari i tërheqjes së Ancelottit”

Federico Valverde po kalon momentin më të bukur në karrierë. Mesfushori uruguaian është rritur shumë mes “profesorëve” si Luka Modric dhe Toni Kroos. Ky i fundit e cilësoi si një nga tre lojtarët më të mirë në botë pas golit fantastik dhe paraqitjes shumë të mirë në El Clasico-n ndaj Barcelonës.

Të mërkurën në mbrëmje erdhi goli i radhës, 24-vjeçari uruguaian realizoi golin e parë në suksesin 0-3 të Realit përballë Elches në transfertë, sfidë ku kryesuesve të La Liga-s iu anuluan tre gola nga VAR-i.

I thashë Valverdes se, nëse nuk do të shënojë të paktën 10 gola këtë sezon, do ta gris licencën time të trajnerit dhe do të dal në pension”, deklaroi Ancelotti në një nga batutat e tij të zakonshme më 15 shtator.

Tërheqja është larg, lojtari latin nuk mund të nxjerrë teknikun e tij në pension dhe ndaj Elches gjeti golin e gjashtë sezonal (5 në La Liga dhe 1 në Champions). Dhe jemi akoma në tetor… Valverde foli pas ndeshjes për DAZN, aty ku iu rikthye thënies motivuese të Ancelottit.

 

Ancelotti tha se do të largohet nga futbolli nëse unë nuk shënoj të paktën 10 gola. Më duhet të bëj më shumë, nuk dua të jem unë shkaku i tërheqjes së tij”, deklaroi lojtari i kombëtares së Uruguait duke buzëqeshur.

Atmosfera te Reali është e shkëlqyer. Djemtë e Ancelottit nuk kanë pësuar asnjë humbje në sezonin e ri në të gjithë kompeticionet, teksa kryesojnë kampionatin spanjoll me 28 pikë të grumbulluara në dhjetë javë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...