Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Duhet të fuqizohet më shumë”, Andreazzoli zbulon skuadrën që ka shfaqur interes për Asllanin

Trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli tha se Kristjan Asllani është një nga lojtarët e skuadrës së tij që pëlqehet shumë nga klubet e mëdha.

Duke folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Salernitanës, tekniku theksoi se mesfushori i kombëtares shqiptare është duke u ndjekur me shumë vëmendje nga Interi.

“Djali duhet të fuqizohet më tej dhe të jetë më i qartë, duhet t’i japim kohë. Të gjithë këta djem si Asllani duhet të piqen, duhet të kesh durim për t’i pjekur. Ka kualitete të mëdha dhe mund të luajë kudo, por dihet se mesfusha do kualitet fizik, teknik dhe moral, ka shumë probleme në të. Është duke u parë nga shumë klube të mëdha, veçanërisht po ndiqet me shumë vëmendje nga Inter.”-deklaroi Andreazzoli.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...