Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Duhet të mësojë të rinjtë”, Real Madrid rinovon me veteranin

“Martesa” e Luka Modric me Real Madrid duket se do të vijojë edhe për një tjetër vit. Kroati dhe klubi spanjoll kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i takon rinovimit të kontratës dhe shumë shpejt pritet të vijë zyrtarizimi.

37-vjeçari është një nga lojtarët më të vlerësuar në radhët e Los Blancos, me “veteranin” që sezonin e ardhshëm do të ngarkohet me detyrën për të mbikqyrur dhe për të këshilluar të rinjtë në organikën e trajnerit Carlo Ancelotti.

Pritet që stafetën e Modric në Madrid ta “trashëgojë” Jude Bellingham, por në vitin e parë me fanellën e Realit, britaniku do të jetë nën vëzhgimin e kroatit. Ndërkohë, me këtë rinovim, Modric hedh poshtë edhe të gjithë zërat të cilët së fundmi këmbëngulnin se mesfushori do t’i bashkohej Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite tek Al-Nassr.

Lexo edhe:

Aktualisht, Modric numëron 480 paraqitje me Realin e Madridit ndërsa ka shënuar 37 gola dhe 77 asiste për Los Blancos, duke i ndihmuar spanjollet në një prej epokave të tyre më të lavdishme. Modric u bashkua me Real Madrid në vitin 2012 nga Tottenham për shumën e 33 milionë paundëve teksa në vitin 2018 me fanellën e Los Blancos fitoi edhe Topin e Artë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...