Angli

Duhet të “parakalojnë” klubet italiane, londinezët “sulm” për Brojën

Armando Broja është një nga lojtarë shqiptare me më së shumti opsione për të ardhmen. Sulmuesi ka “fansa” të paktën tre klube në Itali (Napoli, Atalanta, Lazio), ndërsa pas nuk mbeten edhe skuadrat e Premier League të cilat kanë qenë dëshmitare nga afër të asaj që ofron në fushë 20-vjeçari.

Së fundmi, West Ham kërkon të paraprijë pikërisht klubet italiane dhe po përgatit një ofertë e cila mund të “joshë” Chelsean, klubin që zotëron kartonin e Brojës. Sipas Sky Sport, “Çekanët” kanë gati një ofertë e cila varion nga 30-35 milionë euro për të bindur Blutë e Londrës, ndërsa falë kësaj shume, pretendojnë të parakalojnë klubet italiane të cilat vështirë se mund të shpenzojnë një shifër të tillë.

Kujtojmë se gjatë sezonit të kaluar, Broja ia doli të shënonte në portën e West Ham dhe diçka e tillë e ka ndihmuar shqiptarin të shndërrohet në një objektiv për londinezët. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse oferta do të konkretizohet ndërsa edhe në mes është edhe vetë dëshira e Brojës, me këtë të fundit që në disa raste e ka përmendur se ëndërron të jetë pjesë e Chelsea.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency