Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Duhet ulur në stol”/ 25 gola nuk mjaftojnë, ka kritika për Haaland!

Haaland nuk bind Gabby Agbonlahor. 25 gola në 19 ndeshje të Premier League nuk kanë qenë mjaftueshëm për të fituar ndaj skepticizmit të opinionistit që sugjeron në një intervistë se City duhet ta çojë në stol për të rifituar kryesimin e Premier League. Ish-sulmuesi i Aston Villa ka një teori të tijën. E konsideron Haaland një kufizim më shumë se sa një vlerë të shtuar teksa shprehet.

“Do të më pëlqente ta shihja Cityn të luante në ndeshjet e ardhshme pa Haaland por me të njëjtin formacion të vitit të kaluar kur Guardiola nuk ju jepte asnjë pikë referimi kundërshtarëve. Do të isha kurioz të shihja sërish Foden si 9-sh fals, Grealish në të majtë, Mahrez në të djathtë dhe një mesfushë me Gundogan, De Bruyne dhe Rodri. Vetëm kështu do të kuptonim nëse Haaland është me të vërtetë një vlerë e shtuar.

Gjithsesi do të riktheheshin në luftë për të arritur kreun e klasifikimit. Deri më tani, kam parë një lojtar që stacionohet në zonën e kundërshtarit në pritje që të vijë një asist i De Bruyne apo një kros nga fundi. Në të dy rastet, është i shkëputur nga loja pasi nuk e ka topin vetëm përplaset me shpatull me kundërshtarët pa lëvizur”.

Agbonlahor mendon se kolektivi po e vuan prezencën e qendërsulmuesit pavarësisht aftësisë së tij për të shënuar.

“Haaland mund të kritikohet pavarësisht numrit të çmendur të golave që ka shënuar. Te Dortmundi kam parë Haaland të merte topin në vijën e mesit të fushës, të kombinonte me shokët duke u hedhur para në hapësirën e krijuar. Lëvizje këto që nuk i shoh për momentin. Te City para tij, ishin mësuar të luanin një futboll që parashikonte shumë variante në sulm.

Të gjithë mund të hynin në zonë dhe të prezantoheshin në takimin me golin. Ky sistem garantonte një lloj paparashikueshmërie pasi kundërshtarët nuk dinin kë të mbanin. Besoj se pa Haaland, City mund të përmirësohet në zgjiedhjet dhe në opsionet e lojës në zonën e kundërshtarit. Pa një sulmues që sulmon në thellësi të gjithë mund të ndryshojnë pozicion dhe ky është një nga opsionet që Guardiola duhet ta marrë në konsideratë”.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...